Lazio, Berisha pëson dëmtim të rëndë!

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është duke kaluar një sezon shumë të vështirë te Lazio.

Përveç minutave që nuk është duke pasur nga trajneri, Simone Inzaghi, Berisha është duke u përballur edhe me lëndime të shpeshta.

Ai nuk ishte i ftuar për ndeshjen me Genoan, që Lazio humbi 2-1 gjatë ditës së diele.

“Berisha mungon, ashtu si Durmishi e shumë të tjerë”, tha dje Inzaghi, duke mos treguar për shkallën e dëmtimit të lojtarit, që duket sërish të ketë probleme muskulore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here