Maldini: Piatek është fantastik, por si Shevçenko nuk vjen më

maldini

Paketa e Piontek janë fryt i punës në merkaton e janarit. Paolo Maldini ka meritat e tij për këtë ecuri të blerjeve të reja kuqezi, teksa pas ndeshjes së djeshme deklaroi:

“Më duhet të bëj diçka të qartë. Shevçenko ishte unik dhe i tillë do të mbetet. Piontek ka treguar se di të bëjë gjëra të jashtëzakonshme dhe e shoh të përqendruar. Ka uri, do të shënojë e të sulmojë hapësira. Ka disa karakteristika që më kujtojnë Shevën, por përpara se t’i krahasojmë, duhet të kalojë pak kohë”.

Merkato – “Punuam disa muaj përpara se të lëviznim në janar. U munduam të sjellim gjallëri. Paketa punon shumë në mesfushë dhe po na ndihmon jashtë mase, ndërsa Piontek ka shumë prezencë në zonën kundërshtare. Kristofin e kishim admiruar, ndërsa për Lukasin nuk duhet të harrojmë se ka ardhur nga Brazili. Ai ka luajtur gjithnjë titullar dhe e ka bërë me cilësi detyrën. Të huajt zakonisht kanë nevojë për kohë, por me dëshirën që po shfaq Paketa na ka habitur të gjithëve”. Skuadra – “Të gjithë djemtë po punojnë mirë. Romanjoli po tregon aftësi të mëdha. Unë 23 vjeç nuk isha gati të bëja kapitenin. Ky grup duhet të vazhdojë kështu për të qenë sa më solid në të ardhmen. Gatuzo është rritur shumë. Ai pranon kritika dhe mendime, por nëse po arrin këto rezultate, do të thotë se i ka merituar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here