Milani po ndërton një skuadër ëndrrash: Leonardo në bisedime me yllin e Ligue 1

Milani ishte klubi më aktiv gjatë merkatos së janarit dhe Rosonerët siguruan dy goditje të mëdha.

Rosonerët shpenzuan 70 milionë euro për Lucas Paquetan dhe Piatek, lojtarë të cilët menjëherë i shfaqen kualitetet e tyre.

Megjithatë Milani nuk e ka ndërmend të ndalet këtu dhe Leonardo ka filluar bisedimet me përforcimin e rradhës.

Prioritet është transferimi i një sulmuesi anësor, ndërsa në listën e Rosonerëve janë disa emra.

Siç raportojnë mediat italiane,Milani është futur në garë për yllin e Rennes, Ismaila Sar.

Sarr është një hit i vërtetë në kampionatin francez, pasiqë ka arritur të shënojë 8 gola dhe 9 asistime me Rennes.

Interesim për Sarr ka shfaqur Arsenali, por siç raporton Gazzetta dello Sport, Leonardo është i gatshëm ta rrëmbejë atë para Topçinjëve.

Rennes për shërbimet e Sarr ka kërkuar 40 milionë euro, ndërsa Milani është i gatshëm ta paguaj.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here