PSG ka gjetur zëvendësuesin e Rabiot te Arsenali

Paris Saint-Germain nuk e ka ulur aspak interesimin e tyre për mesfushorin e Arsenalit , Matteo Guendouzi.

Sipas mediumit britanik Daily Express, gjigantët francezë janë duke e mbajtur shënime mbi ish-lojtarin e tyre të akademisë.

Kjo pasi drejtuesit e klubit kanë qëllim të lëvizin gjatë afatit të verës për ta transferuar atë, pasi formës mbresëlënëse me Topçinjtë.

Guendouzi u lirua nga parisianët si 15-vjeçar dhe më pas bëri përparim në karrierën e tij duke shkëlqyer me Lorient në Ligue 1 përpara transferim në verë te Arsenali.

19-vjeçari ka lulëzuar nën drejtimin e Unai Emeryt dhe është bërë favorit i fortë për performancat e tij në mesfushë.

Megjithatë, me fonde të kufizuara për të shpenzuar në verë, ata mund të tundoheshin për të holla për të lejuar Unai Emery të ri-investonte në skuadër.

Mesfushori francez thuhet se vlerësohet plot 60 milionë funte apo diçka më shumë se 70 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here