Bajerni “fut ujë”, Neuer portieri i dytë më i dobët i Bundesligës

Cila do të jetë mbrojtja që do të rreshtojë Bajerni kundër Liverpulit? Në ndihmë të Kovaçit vijnë disa prej legjendave të Bajernit. “Të pësosh gol pas një gabimi që ndodhi pas vetëm 12 sekondave ndaj Augsburgut është tepër e thjesht. Po të bësh gabime të tilla në nivele si ndaj Liverpulit me lojtarët që ata kanë, do shndërrohej në një festival golash”, thotë Kristian Cige.

Me Alabën dhe Kimish të stacionuar nga krahët, dyshimet janë për dyshen e qendrës: Variantet janë tre: Humels-Boateng, Humels-Zyle, Boateng-Zyle. Lotar Mateus e ka preferencën e tij: “Zyle duhet të përmirësohet shumë, veçanërisht taktikisht. Prandaj unë do luaja me Boateng dhe Humels.

Ata e njohin atmosferën atje”. Sipas “Bild”, tendenca e Kovaç është t’i besojë Humels-Zyle. “Bajernit i duhet kompaktësi në rolin e numrit 6 dhe unë përkrah Goreckës do rreshtoja Martinezin”, thotë Shtefan Efenberg. Por edhe Nojer shqetëson.

Gjatë Augsburgut gishti i tij u lëndua përsëri. Hera e fundit që ai nuk ka pësuar gol në një ndeshje është përpara se të përfundonte faza e parë. Pas Fabian Bredlov të Nurembergut, ai është portieri i dytë që pëson më shumë në raportin e goditjeve të pësuara në portë: Në 60 gjuajtjet që ka pësuar Bajerni në kuadrat këtë sezon në Bundesligë, 40% kanë përfunduar në rrjetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here