Befasi e madhe: Icardi po kalon te Juventus?

Mauro Icardit iu mor shiriti i kapitenit pak ditë më parë nga Interi, andaj janë zbuluar përplasjet e para.

Sulmuesi argjentinas nuk do ta rinovoj kontratën me nerazurët, duke qëndruar në klauzolën 110 milionë euro.

Icardi është bërë cak i Real Madridit, por që nuk përjashtohet mundësia e kalimit te Juventusi.

‘Zonja e Vjetër’ ka filluar bisedimet me Wanda Naran, agjenten dhe bashkëshorten e sulmuesit argjentinas, andaj mund të ndodhë që në verë të shohim një transferim dramatik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here