Prapaskenat/ Transferimi i Ikardit te Reali dështoi prej… Vandës

Reali i Madridit ishte shumë pranë transferimit të Mauro Ikardit në merkaton e verës dhe paratë e fituara nga shitja e Kristiano Ronaldos drejt Juventusit (110 milionë euro) ishin të gatshëm t’i shpenzonin në arkat e klubit zikaltër për ish-kapitenin.

Por gazeta “Marca” ka zbardhur prapaskenën e merkatos së verës. Fajtore që ky transferim dështoi është Vanda Nara, një figurë jo fort e pëlqyer nga drejtuesit madrilenë.

Ata nuk donin polemika dhe një njeri kaq shumë aktiv në rrjetet sociale në jetën e sulmuesit Ikardi. Por Vanda e mohoi një lajm të tillë dhe tha se nuk është aspak i vërtetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here