Vinicius i shkakton ‘telashe’ Real Madridit me kërkesën e re

Vinicius Junior nuk është i kënaqur me pagën që e ka te Real Madridi, andaj kërkon një marrëveshje të re.

Sipas Don Balon, sulmuesi brazilian po kërkon 10 milionë euro në sezon.

Vinicius po luan standard te Real Madridi, pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe lëndimet e njëpasnjëshme të Gareth Bale dhe Marco Asensios.

Braziliani gjithashtu ka kërkuar që në marrëveshjen e re për pagë, të vendoset edhe një marrëveshje me bonuse, por edhe të ketë më shumë minuta për lojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here