Bayerni ka gjetur Lahmin e ri në Premier League

FC Bayern është impresionuar nga sezoni fantastik që po kalon talenti anglez Aaron Wan-Bissaka.

Aq shumë sa është gati t’i bëjë një ofertë Crystal Palace për mbrojtësin e djathtë.

Megjithatë, interesi për 21-vjeçarin është tepër i madh dhe do të duhen rreth 45 milionë euro për firmën e tij.

Konkurrenca për shërbimet e Wan-Bissaka është e madhe teksa edhe Manchester City me Chelsea-n kanë shfaqur interes.

Mbrojtësi ka qenë një nga zbulimet e këtij sezonit për skuadrën e Roy Hodgson. Ai konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.

Bayern është në gjueti të talenteve teksa po kërkon të rinovojë skuadrën, por edhe Manchester City është shumë i interesuar për lojtarin.

Lufta për firmën tij pritet të shpërthejë gjatë merkatos së verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here