Danilo zbulon diferencën me Zidane dhe Guardiola

Ish-lojtari i Real Madridit, Danilo, foli për Daily Mirror me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve, që do të luhet mes Manchester City dhe Schalke 04.

Ai e vuri në dukje kompeticionin kryesor kontinental si objektivin kryesor të “qytetarëve” për këtë sezon. Braziliani, gjithashtu, krahasoi përvojat e tij me trajnerët Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola, dy nga më të mirët në botë në këtë rol, për të cilët thotë se “është e pamundur të zgjedhësh njërin”.

Danilo është, së bashku me Bravo, i vetmi lojtar në skuadrën e Manchester City, që ka fituar Ligën e Kampionëve. Përvoja e tij mund të jetë një vlerë e shtuar për “qytetarët”, që ta fitojnë Champions-in.

Guardiola ka pranuar kohët e fundit se arritja në gjysmëfinale të Champions-it do të ishte një rezultat i mirë këtë sezon, por Danilo siguron se të gjithë kanë synime më ambicioze se kaq:

“Liga e Kampionëve është shumë interesante për ne.Kemi biseduar në lidhje me të, do të përpiqemi të bëjmë të papriturën. Të gjithë e dimë se nuk është një kompeticion i lehtë për t’u fituar, por kemi cilësi dhe mund të siguroj se do të bëjmë më të mirën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here