Liverpool prinë në garën për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës

“The Reds” janë në ‘pole position” për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës, Malcom, shkruan “Le10Sport”.

Braziliani Malcom ka hasur në vështirësi që të sigurojë minutazhën e duhur që kur u transferua në “Camp Nou”.

Ai ka luajtur vetëm 124 minuta në La Liga, dhe nuk ka arritur ta bind trajnerin Valverde për më shumë aktivizim.

Liverpool po synojnë transferimin e tij, edhe pse kanë Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri dhe Harry Wilson ( i huazuar tek Derby) si lojtarë që luajnë në krahun e djathtë.

Malcom kishte kaluar tek Barcelona nga skuadra franceze Bordeaux, dhe shihej si top transferim , por nuk ia doli të ketë suksesin e pritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here