Marselo ngre zërin, braziliani kundër Solarit. Juventusi “fërkon duart”

Marselo ngre zërin. Mbrojtësi brazilian mësohet se ditën e djeshme, ka pasur një ballafaqim të ashpër me Hoze Angel Sançez, krahu i djathtë i presidentit të Realit, Florentino Perez.

30-vjeçari i ka shprehur qartazi pakënaqësitë e tij për mosaktivizimin e shumtë, pasi vetëm në vitin 2019, gjashtë ndeshje i ka nisur nga stoli. Marrëdhënia e tij me trajnerin Solari duket se nuk është aspak e mirë, dhe numrat e thonë këtë.

5 ndeshje në La Liga, dhe në takimin ndaj Ajaksit, Marselo e ka nisur si rezervë, ndërsa tashmë ia ka bërë të qartë drejtuesve se kërkon largimin. Ndërkohë, pas “perdes” qëndron Juventusi, i cili prej kohësh ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e brazilianit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here