Revolucion: Superkupa e Spanjës në stilin “Final Four”

Pritet revolucion sa i përket organizimit të Superkupës së Spanjës, duke nisur që nga edicioni e vitit 2019.

Federata Spanjolle e Futbolli ka programuar ndryshimin e formatit, që pritet të aprovohet në Asamblenë e muajit prill.

Por ku konsistojnë ndryshimet? Qeveria e futbollit spanjoll ka vendosur të përshtatë modelin “Final Four”.

Për trofeun do të përplasen vendi i parë dhe i dytë i kampionatit dhe dy finalistet e Kupës së Mbretit. Në total do të luhen 3 ndeshje, gjysmëfinalet dhe finalja.

Formati i ri do të diskutohet në asamble, për t’u hedhur më pas në votim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here