Kokëdhembje për Sarrin: Chelsea me dy mungesa të mëdha ndaj Manchester Cityt

Chelsea është nën presionin e rezultateve negative, dhe më shumë po e vuan trajneri Mauricio Sarri, të cilit po i lakohet gjithmonë e më shumë emri për t’u shkarkuar këtë fundjavë, në finalen e Carabao Cup kundër Manchester City.

Pikërisht në një ndeshje të tillë: finale, një kundërshtar si Man. City dhe nën presion shkarkimi, Sarri duhet të bëjë llogaritë pa portierin Kepa dhe sulmuesin Pedro.

Në prag të ndeshjes së kthimit me Malmo për Europa League, trajneri italian pranoi se Kepa vuan nga një tërheqje muskulore në kofshë, ndërsa Pedro ka dhimbje të forta stomaku, shtoi këtu mungesën e Zappacosta, i cili është me temperaturë.

Sarri tha se shpreson që kjo gjendje të kalojë dhe tani po mendon për ndeshjen e nesërme, më pas do mendojë për të gjithë lojtarët që nuk ka në dispozicion dhe finalen kundër Manchester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here