Lideri i Milanit, Romagnoli në “majë” të Europës së bashku me Van Dijk

Pas largimit të Leonardo Bonuçit te Juventusi, Alesio Romanjoli nuk është bërë vetëm kapiteni i Milanit po edhe lider në mbrojtjen e skuadrës. Me paraqitjet e tij pozitive, trajneri Xhenaro Gatuzo ka fituar qetësinë në prapavijë. Formë që reflektohet dhe justifikohet me statistikat dhe shifrat e tij. Së bashku me mbrojtësin e Liverpulit, holandezi Virxhil Van Dajk, Romanjoli është i vetmi mbrojtës në pesë kampionatet kryesore që nuk është dribluar.

Kapiteni ka shfaqur siguri dhe fakti që Mialni po pëson më pak në këtë pjesë të dytë të sezonit është një tregues i qartë. Milani është gati të rikthehet në Champions dhe me performancën e treguar në ndeshjet e fundit, shpresat për një pjesëmarrje midis më të mirave në Europë është më shumë se e mundshme. Së bashku me Interin, Milani mund të jetë skuadra e dytë milaneze që do të përfaqësohet në Champions, kompeticion që e ka fituar 7 herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here