Probleme për Allegrin: Dy yje në pikëpyetje para ndeshjes me Atleticon

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat italiane shkruajnë se Miralem Pjanic dhe Joao Cancelo mund ë mos startojnë ndaj Atletico Madridit.

Sipas Sky Sport Italia, Pjanic ka nj ftohje të lehtë dhe është vënë në dyshim në momentet e fundi.

Boshnjaku me shumë gjasë do të jetë në skuadër, por mund të mbete në bankën rezervë.

Në anën tjetër Cancelo e ka humbur balotazhin me Mattia De Sciglion, i cili pritet të fillojë nga minuta e parë.

Juventus i ka humbur shërbimet e Sami Khediras i cili është operuar sot nga një problem në zemër.

Edhe te Atletico Madridi ka dyshime me dyshes Diego Costa dhe Alvaro Morata.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Wanda Metropolitana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here