E kërkon Barcelona, Manchester United gati ta paguaj 200 mijë paund në javë Rashfordin

Manchester United ka një plan të qartë për të ardhmen, “xhevahirët” e skuadrës do të “blindohen” me një kontratë të gjatë dhe do të jenë të mirëpaguar.

Për Marcus Rashford, të rilindur me Solskjaer dhe që u vu në dyshim këtë sezon me Mourinhon, tashmë klubi ka bërë gati kontratën e re 6-vjeçare deri në vitin 2025.

Palët po negociojnë dhe sinjalet janë tepër pozitive, ndërsa rinovimi që do të jetë për një pagë prej 200 mijë paundësh në javë largon përfundimisht çdo tentative nga Real Madridi apo klube të tjera për të shkëputur sulmuesin anglez nga “Old Trafford”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here