Milan dhe Liverpool në garë për yllin e Sporting Lisbonës

Bruno Fernandes është një nga mesfushorët që ka shënuar më shumë këtë sezon në Europë.

21 gola mes kampionatit portugez dhe kompeticioneve të tjera e kanë bërë fantazistin portugez një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Milani dhe Liverpooli duken klubet më shumë të interesuar për të.

Leonardo e shikon 24-vjeçarin si përforcimin ideal të mesfushës, duke ditur se Fernandes e njeh mirë Serinë A nga eksperienca me Sampdorian. Gjithsesi në verë negociatat do të jenë zyrtare dhe Sporting Lisbona kërkon të paktën 40 milionë euro për lojtarin që e afroi në 2017 për 10 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here