E bujshme: Marcelo në bisedime me kryesinë e Realit për të ardhmen e tij

Siç raporton AS, Marcelo është shumë pranë largimit nga Reali i Madridit.

Sipas informacioneve të fundit Marcelo së fundmi ka zhvilluar dy takime me kryesinë e Realit, për të diskutuar rreth së ardhmes së tij.

Gjatë merkatos së janarit u spekulua se Marcelo do të transferohet te Juventusi, por transferimi nuk u realizua.

Megjithatë braziliani dëshiron ribashkimin me Ronaldon dhe duket se transferimi do të realizohet në fund të sezonit.

Marcelo në një intervistë për Esporto Interativo javën e kaluar deklaroi se në rast se nuk është i dëshiruar nga klubi do të largohet dhe tani kanë filluar bisedimet me kryesinë për të ardhmen e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here