E fundit: Pres konferenca e Sarrit në lidhje me Kepa-n

Chelsea u mposht nga Manchester City në finalen e Carabao Cup pas rezultatit 3-4 në penallti.

Gjatë kohës shtesë ndeshja u njollosh kur portieri Kepa refuzoi që ta lërë fushën për tu zëvendësuar nga Caballero.

Pas veprimit të Kepas erdhi shpërthimi i Sarrit ku për pak sa nuk u largua nga fusha.

Mirëpo italiani ka sqaruar situatën pas ndeshjes.

“Ishte një mosmarrëveshje e madhe. Unë doja që ta zëvendësoj atë me Caballeron, por ai ma kishte bërë me dijeni se ndjehet mirë dhe se nuk ka lëndim.

“Kepa pati të drejtë, por në mënyrë të gabuar u shpreh.”

“Unë mendova se Kepa nuk është në gjendje për ta vazhduar ndeshjen. Mendova se kishte pësuar lëndim, por mjeku pastaj më tregoi se ai nuk ka lëndim.”

“Ne biseduam me Kepën për ta qartësuar situatën. E kuptova se çfarë kishte ndodhur pasi arriti mjeku.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here