“Gattuso është si qen i keq, Ronaldo më i miri në histori”!

Stefan Dalmat, ish-futbollisti i Interit nuk ka asnjë dyshim në zgjedhjet që bën. Në një intervistë për “L’Equipe”, francezi që ka qenë pjesë e Interit në vitet 2001-2005, ka shprehur preferencat për si përket lojtarëve.

Futbollisti më i mirë që keni luajtur?

“Ronaldo Fenomeni, nuk  ka asnjë dyshim. Ka revolucionuar futbollin. I kishte të gjitha, teknikë, fizikë dhe potencë. Për mua ai është më i madhi i të mëdhenjve. Në aspektin human ishte një fëmijë. Flinte, qeshte, e tallnin. Për atë ishte një lojë”

Futbollisti më i fortë?

“Huan Sebastian Veron. Një strukturë teknike, thjeshtësi dhe një bukuri ta shohësh të luaje dhe si kundërshtar. Kur kemi luajtur kundër Lacios isha shpesh në zonën e tij.”

Futbollisti më i keq?

“Xhenaro Gatuzo. Gjatë derbit tim të parë, misioni ishte të më mbulonte. E ndjeja si një qen pas meje. Sikur të mos mjaftonte kjo, atë ditë humbën 6-1, ishte 11 maji i 2001-shit. Ishte e vështirë, ai ishte dhe i keq dhe mund ta konstatoje nga gjestet e tij dhe nga fjalët”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here