Mundo Deportivo: Barcelona nuk është e interesuar për Saul Niguez

Barcelona nuk po përgatit një ofertë për yllin e Atletico Madridit, Saul Niguez, raporton Mundo Deportivo.

Mundo Deportivo e cila njihet për afërsinë me Barcelonën, ka demantuar zërat e Diario Gol se Blaugranët janë duke përgatitur një ofertë stratosferike për Saul.

Barcelona ka shfaqur interesim për Saul gjatë vitit 2017, por ky i fundit kishte rinovuar me Atleticon e Madridit.

Klauzola e Saul është 150 milionë euro dhe te Barcelona e vlerësojnë atë si të lartë dhe nuk e kanë ndërmend ta transferojnë atë.

Katalanasit kanë siguruar tashmë shërbimet e De Jong dhe objektiv mbeten përforcimet në sulm dhe në mbrojtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here