Pep sjell trofeun e ri, City triumfon ndaj Chelsea pas penalltive (VIDEO)

Manchester City ka fituar Carabao Cup duke mposhtur Chelsea-n me penallti 4-3 pasi 120 minutat lojë përfunduan 0-0. 

Ishte një sfidë me emocione të mëdha, por në fund fati ishte me djemtë e Pep Guardiola-s.

Manchester City dominoi plotësisht pjesën e parë, por ndryshe nga përballja e fundit, e fituar 6-0, nuk shfrytëzoi mundësitë e krijuara teksa Chelsea është mbrojtur me më tepër kujdes duke u munduar të kap City-n në kundërsulm.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë, madje The Blues patën më tepër mundësi për të shënuar falë një Eden Hazard në formë fantastike.

Megjithatë, takimi nuk kishte fitues pas 90 minutave dhe skuadrat duhet të luanin edhe 30 minuta të tjera.

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas dy pjesëve nga 15 minuta dhe e vetmja gjë që do të mbahet mend është episodi mes Kepa që refuzoi të zëvendësohej dhe Sarri-t që acarohet dhe një moment madje gati sa nuk largohet për në dhomat e zhveshjes.

Penalltitë duhet të vendosnin ndeshjen dhe Manchester City u tregua më i saktë. Jorginho e humbi të parë, Kepa rifuti në lojë ekipin e tij pasi i priti penalltinë Leroy Sane.

David Luiz godet shtyllën dhe situata vështirësohet përsëri për Chelsea-n.

Hazard bën një penallti ëndrrash, por ishte tepër vonë, pasi Sterling nuk fali penalltinë vendimtare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here