Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes pas incidentit Sarri-Kepa

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në dhomat e zhveshjes të Chelsea, pas incidentit Sarri-Kepa.

Sarri shpërtheu në momentin kur Kepa refuzoi që të zëvendësohet nga Caballero.

Pas përfundimit të ndeshjes, Sarri dhe Kepa sqaruan se ajo që kishte ndodhur ishte një keqkuptim i madh.

Sot La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se çfarë ndodhi në të vërtetë në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.

“Të gjithë ishin në pritje që Kepa të jepte deklaratën e tij pas ndeshjes para gazetarëve, por një gazetar anglez i cili e njeh spanjollishten hyri në dhomat e zhveshjes dhe morri deklaratën e portierit. Verzionin e tij e publikuan të gjithë gazetarët e tjerë”, shkruan La Gazzetta.

Pasiqë edhe Kepa e konfirmoi se bëhej fjalë për një keqkuptim, La Gazzetta dello Sport pyet: “A do ta besojë dikush këtë?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here