Jo vetëm Kepa edhe Messi kishte refuzuar të zëvendësohet në vitin 2014 (VIDEO)

Lionel Messi kishte refuzar të zëvendësohet nga ish traineri i Barcelonës, Luis Enrique në ndeshjen ndaj Eibar në vitin 2014.

Refuzimi i Kepa-s për tu zëvendësuar gjatë ndeshjes së djeshme mes Chelsea dhe Manchester Cityt, ka pushtuar ballinat e mediave sportive.

Gjyqtari i katërt kishte ngritur lart numrin e Kepa-s për ta zëvendësuar atë me Caballeron, ndërsa portieri bask refuzoi që ta braktiste fushën.

Veprimi i Kepa-s shkaktoi shpërrthimin e Sarrit, mirëpo pas përfundimit të ndeshjes si portieri ashtu edhe traineri sqaruan për mediat se ajo që ndodhi në fushë ishte një keqkuptim i madh.

Edhe pse të gjithë mendonin se një gjë e tillë në futboll ka ndodhur për herë të parë mbrëmë, nuk është ashtu.

Në tetor të vitit 2014, Lionel Messi kishte refuzuar të zëvendësohet 15 minuta para përfundimit të ndeshjes ndaj Eibarit.

Ish traineri i Barcelonës, Luis Enrique kishte dashur që ta pushojë Messin, pasiqë rezultati i ndeshjes ishte në favor të Katalanasve 3-0, mirëpo argjentinasi ia kishte bërë me dije atij se nuk dëshiron të largohet nga loja.

Enrique nuk kishte marrë rrezikun për ta irrituar yllin e skuadrës dhe në vend të Messit kishte zëvendësuar Neymarin me El Hadadin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here