LAZIO NË PROBLEME TË MËDHA: Milani me një këmbë në finalen e Kupës së Italisë

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme në Olimpico.

Nesër në Olimpico do të zhvillohet ndeshja e parë e gjysmë finales mes Lazios dhe Milanit, ndërsa të mërkurën do të përballen Fiorentina dhe Atalanta.

Milani në raundin e kaluar eleminoi Napolin, ndërsa te Lazio nuk po mbizotëron atmosferë e mirë para ndeshjes.

Lacialët janë në probleme të mëdha për shkak të lëndimeve të shumta. Simeone Inzaghi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bastos, Wallace, Luiz Felipe dhe Stefan Radu i cili është i suspenduar.

Gjithashtu kapiteni Lulic ka pësuar një lëndim gjatë ditës së djeshme dhe ende nuk dihet nëse do të luaj nesër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here