PSG për shopping te Chelsea: 70 milionë euro për yllin e Bluve

PSG tentoi ta transferonte Willian nga Chelsea në afatin e janarit, por që këta të fundit refuzuan ta shisnin.

Skuadra franceze do të tentojë sërish për brazilianin në merkaton e verës, duke ofruar 70 milionë euro.

Chelsea kërkon 80 milionë nga shitja e Willianit, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e Christian Pulisic që e transferoi nga Dortmundi në janar.

Parisienët nuk do të heqin dorë nga braziliani, dhe në verë mund të ofrojnë shumën e kërkuar nga blutë e Londrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here