SKANDAL: Spanja nuk lejon përdorimin e flamurit dhe himnit të Kosovës, reagon UEFA!

Ndryshon organizatori i ndeshjeve për U-17.

Në turneun futbollistik për grupmoshat U-17, Spanja ka refuzuar ta shfaq flamurin e Kosovës dhe ka ndaluar intonimin e himnit të Kosovës.

Spanjollët nuk kanë pranuar që të shfaqet flamuri Kosovar dhe UEFA ka qenë e detyruar që ta ndryshojë vendin e organizimit.

UEFA ka bërë të ditur se ndeshjet e grupit ku është Spanja, Kosova, Greqia dhe Ukraina, do të zhvillohen në Zvicër.

Simbolet nacionale të Kosovës nuk janë të njohura nga Spanja, shkruan në deklaratën e UEFA-s.

Kjo nuk është hera e parë që Spanja si vend organizator i ndonje evenimenti sportiv ndalon simbolet e Kosovës.

Vitin e kaluar karatistët nga Kosova nuk u lejuan që të mbajnë simbolet e Kosovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here