Çështja Mauro Icardi: Kush është armiku kryesor i argjentinasit te Inter?

Skuadra nga ‘San Siro’ ditë më parë ka vendosur të zbresë nga hierarkia yllin argjentinas, shkaku i deklaratave të tij dhe të gruas së tij, Wanda Nara, e cila është edhe agjentja e sulmuesit.

Mediet në Itali raportojnë se Icardi nuk është më i dëshiruari i zhveshtores së Interit, e cila është ndarë në dysh.

‘Corriere della Sera’ shkruan se lojtarët si Laurtaro Martinez, Matias Vecino, Matteo Politnao dhe Borja Valero janë në anën e Icardit, dhe mezi presin rikthimin e tij.

Por, në anën tjetër një grup i lojtarëve që vijnë nga Ballkani, janë pozicionuar kundër Icardit në zhveshtore.

Ivan Perisic thuhet të jetë ‘armiku’ kryesor i Icardit në zhveshtore, dhe së bashku me të edhe Mario Brozovic dhe portieri Samir Handanovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here