Mediat spanjolle zbulojnë prapaskenat, ja e ardhmja e Luka Modriç

Duket se telenovela e Modriçit është drejt fundit. Mediat spanjolle zbulojnë prapaskenën e bisedimeve mes kroatit dhe drejtuesve madrilenë.

“Topi i Artë”, sipas të gjitha gjasave do të qendrojë në Madrid dhe Interit tashmë i duhet të fillojë “sulmin” drejt kroatit tjetër, Ivan Rakitiç.  “El Mundo Deportivo” raporton se presidenti i Realit, Florentino Perez ka aktivizuar rinovimin e përvitshëm automatik të kroatit, gjë që është e parashikuar në kontratë.

Kjo ka ndodhur që para ceremonisë së dorëzimit të “Topit të Artë”, por është mbajtur e fshehtë nga klubi për shkak se futbollistë të tjerë madrilenë si Kros apo Benzema mund të trokisnin në dyert e klubit dhe të kërkonin rinovimin e kontratave të tyre. Gjë që do të thoshte më shumë para. Tashmë Modriç e ka zbuluar të ardhmen e tij dhe ai do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Europës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here