Mourinho për Inter: Është klub special për mua

Jose Mourinho është i gatshëm që të rikthehet në futboll, duke zbuluar më tej klubin e tij ideal.

Trajneri portugez ka thënë se Interi është klubi i tij më i preferuar në karrierën e tij, pasi aty e fitoi tripletën.

“Atë që kam përjetuar te Interi, më bën të ndihem special”, tha fillimisht Mourinho.

“Atje unë fitova gjithçka, jo vetëm trofe, por edhe dashuri që më dhuruan shumë persona.

“Tifozët ishin të mrekullueshëm, andaj nuk dua që të them më shumë, pasi tashmë dihet e kaluara ime atje.”, ka shtuar më tej portugezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here