Personi i afërt me Allegrin zbulon të ardhmen e trajnerit

Juventus' coach Massimiliano Allegri looks on during the Italian Serie A football match Juventus Vs Genoa on March 22, 2015 at the "Juventus Stadium" in Turin. AFP PHOTO / MARCO BERTORELLO (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)

Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, sipas mentorit të trajnerit italian, Giovanni Galeone.

Mentori i trajnerit italian, i cili në të kaluarën ka drejtuar Napolin, Udinesen dhe disa skuadra tjera, ka zbuluar se Allegri ka hedhur poshtë ofertat e disa klubeve angleze gjatë afatit kalimtar të verës, për që qëndruar në Torino me synimin për të fituar Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Allegri tani e ka në plan të largohet pavarësisht nëse skuadra e tij arrin të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Unë i kam thënë atij disa vite më parë që të shkojë në Premierligë”, ka deklaruar 78 vjeçari për Radio Kiss Kiss.

“Nuk mendoj se ai mund të shkojë kudo në Itali. Përtej se si aventura e tij shkon në Ligën e Kampionëve, mendoj se koha e tij te Juventus ka përfunduar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here