Valverde deklarohet para derbit Real Madrid – Barcelona

Real Madrid pret Barcelonën në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, në ndeshjen e dytë që luhet në kryeqytetin e Spanjës.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet ditën e mërkurë me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshja e parë në ‘Camp Nou’ ka përfunduar barazim 1:1.

“Është një ndeshje e rëndësishme. El Clasico në Bernabeu është gjithmonë e komplikuar”, ka deklaruar Valverde.

“Gjysmëfinalet janë të hapura, asgjë nuk është vendosur, por ne presim të kalojmë”.

“Duhet të luajmë për të fituar, siç bëjmë gjithmonë. Do të jetë një lojë tërheqëse për njerëzit, por ne duam të fitojmë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here