E bujshme: Kepa dhe Caballero u përleshën në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes

Sonte do të zbulohet nëse Sarri do ta lërë Kepa-n në stol, pas incidentit që ndodhi të dielën.

Chelsea sonte do të përballet me Tottenham në Stamford Bridge, vetëm tre ditë pas finales në Carabao Cup ndaj Manchester Cityt.

Kepa është dënuar me një javë pa pagë, ndërsa Sarri është ende i pasigurtë rreth aktivizimit të portierit spanjoll.

Mirëpo sot e përditshmja The Sun, ka lansuar një lajm bombastik ku thuhet se Kepa dhe Caballero kanë pasur një përplasje fizike pas ndeshjes.

Siç raportohet, Kepa i ka thënë Caballeros se ai është më i mirë se argjentinasi dhe për këtë shkak ka vendosur që të qëndrojë në fushë.

Komentin e Kepa-s nuk e ka pritur mirë Caballero dhe ka filluar përplasja mes tyre në dhomat e zhveshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here