Viti i parë në Spanjë, Vinicius me statistika më të mira se Messi

Vinicius Xhunior (18 vjeç) është një nga diamantet e rinj të futbollit europian që shpreson të jetë në majën e tij. Braziliani u transferua në Madrid për 45 milionë euro. Është vetëm 18 vjeç dhe projektohet si një lojtar i madh. Ai i ka surprizuar të gjithë me nivelin dhe përshtatjen e menjëhershme te Reali.

Statistikat janë ato që i japin të drejtë, përveç faktit që ka bërë ndeshje të mira në dukje. Ka arritur të shënojë 4 gola, të japë 9 asiste në 25 ndeshjet e zhvilluara në 4 kompeticione të ndryshme (kampionat, Kupë, Botëror Klubesh dhe Champions). Ai ka qenë titullar në 16 ndeshje.

I krahasuar me Leo Mesin, braziliani ka statistika më të mira në sezonin e tij të parë në futbollin profesionist spanjoll. Mesi në vitin e parë luajti vetëm 9 ndeshje si titullar. Atij iu deshën 7 ndeshje për të gjetur golin e parë dhe erdhi në javën e 34-t kundër Albasetes. Në Ligën e Kampionëve ai luajti vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ku Barcelona u mund 2-0 kundër Shahtjorit.

Nëse Lopetegui mendonte se Viniciusit u duhej kohë për t’u përshtatur dhe për të qenë vendimtar, Solari e aktivizoi menjëherë. Madje, në “El Clasicon” e 6 shkurtit impakti i tij ishte i jashtëzakonshëm.

Ai luajti aq mirë, sa e detyroi Valverden të merrte masat nga krahu i djathtë i mbrojtjes së tij. Mesit i duhej të priste për të qenë në skenën e madhe të futbollit. Nën urdhrat e Rajkarditi ai ishte i grumbulluar për “El Clasicon” e vitit 2004, por nuk luajti asnjë minutë me shokët e skuadrës Ronaldinjo-Eto.

Ai u aktivizua në “El Clasico” një vit më vonë (2005-2006) dhe luajti 70 minuta duke asistuar golin e parë të Etosë. Ronaldinjo shënoi dy golat e tjerë dhe u duartrokit nga kundërshtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here