Manchester City kontratë stratosferike me PUMA-n

Manchester City ka nënshkruar kontratën më të madhe në historinë e tyre dhe të dytën më të lartë në Ligën Premier, me një marrëveshje 10-vjeçare me kompaninë e njohur Puma me vlerë prej 650 milionë funtesh apo rreth 760 milionë euro.

Kampionët në fuqi anglez janë bërë klubi i dytë me të ardhurat më të mëdha nga marrëveshjet me sponsorë duke mbetur vetëm pas Manchester Unitedit me kompaninë Adidas.

City, të cilët aktualisht punojnë në partneritet me kompaninë Nike, do të shohin një kontratë të re sponsorizimi nga verën e vitit 2019.

Shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Soriano, ka thënë se kjo është një ditë historike për klubin anglez.

“Është një ditë historike për ne, sepse ajo që bëjmë nuk është bërë më parë, një partneritet i paparë që mbulon pesë klube në katër kontinente”.

Marrëveshja me Puman nuk përfshin vetëm Manchester Cityn, por edhe klubet motër si Melbourne City, Girona, Club Atletico Torque dhe Sichuan Jiuniu duke përfshirë skuadrat për meshkuj, femra dhe ekipet rinore.

Bjorn Gulden, drejtori ekzekutiv i Pumas, tha për faqen zyrtare të Cityt se: “Partneriteti i PUMA-s me City Football Group është marrëveshja më e madhe që kemi bërë ndonjëherë.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer të bashkohemi me City Football Group, suksesi i të cilëve, ambicia dhe nxitja për inovacion i ka parë të vendosin standarde të reja, në fushë dhe jashtë saj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here