Një natë për tu harruar për Benzeman: Gjatë El Clasicos hajdutët i vodhën shtëpinë

Nga njëra anë makthi i një humbjeje edhe më të thellë në El Clasico, kundër Barcelonës, në anën tjetër hajdutët që i kishin thyer shtëpinë për ta grabitur.

Për Karim Benzemanë, mbrëmja e së mërkurës ishte për t’u harruar nga çdo pikëpamje. Grabitësit kanë përfituar nga rasti, duke ditur së vëmendja ishte e gjitha në “Santiago Bernabeu”, për të hyrë në banesën e sulmuesit francez. Ende nuk është e qartë se ç’dëm kanë bërë hajdutët, që janë kthyer tashmë në makth për shumë futbollistë të rëndësishëm.

Grabitja e vilave të “yjeve” të futbollit është bërë diçka e zakonshme në Spanjë. Rasti i fundit ishte ai i Kevin Prince Boateng, teksa banesa e tij u grabit ndërsa ai ishtë në fushë me fanellën e Barcelonës kundër Valladolidit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here