Shpërthen Spalletti: Nuk flas më për Icardin

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka deklaruar se nuk do të flas më për Mauro Icardin. 

Icardi mbetet jashtë skuadrës së Interit me një lëndim të dyshuar të gjurit.

Ai nuk ka luajtur që kur atij iu hoq shiriti i kapitenit.

Spalletti u pyet për sulmuesin përpara ndeshjes së Serie A ku Nerazzurrët luajnë kundër Cagliarit të shtunën.

“Shumë gjëra tashmë janë thënë për Icardi nga Marotta dhe Zhang”.

“Prej tani do të flas vetëm për ata që janë këtu (në skuadër), jo për ata që nuk janë, sepse janë ata që janë në fushë dhe kujdesen për fatin e Interit”.

“Unë nuk do të flas më për të tjerët”, deklaroi Spaletti.

Lojtari dhe klubi ka kohë që janë në këtë gjendje dhe vera që po vije mund t’i zgjedh shumë gjëra me Napolin dhe Juventusin që po i fërkojnë duart për lojtarin. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here