Solari: Jemi të trishtuar, Barcelona e meritoi kualifikimin

Real Madrid u mund 0-3 në shtëpi nga Barcelona, me katalanët që siguruan finalen e Kupës së Mbretit.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka thënë se skuadra e tij është e trishtuar, por se Barcelona e ka merituar kualifikimin.

“Ne jemi të trishtuar, kemi dashur të luajmë këtë finale”, ka deklaruar Solari.

“Kemi rënë me nder, kemi bërë gjithçka që mundemi, por nuk kemi finalizuar mundësitë tona, ata e kanë bërë”.

“E drejt apo e padrejtë, që është një e vështirë në futboll. Ne duhet të përgëzojmë kundërshtarin, i cili e meritojë të shkonte tutje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here