U paraqitën mirë me Realin dhe Milanin, Vinicus dhe Paqueta ftohen në përfaqësuesen e Brazilit

Sa shumë risi në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Brazilit, Tite për dy ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Panamasë dhe Republikës Çeke që do të shërbejnë si një provë gjenerale për 5-herë kampionët e botës, përpara Kupës së Amerikës që do të zhvillohet pikërisht në Brazil.

Spikat padiskutim grumbullimi i talentit të Milanit Lucas Paqueta i cili është shpërblyer për formën e mirë që ka treguar me kuqezinjtë gjatë kësaj periudhe. Nga Serie A në listën e Tite janë edhe Alex Sandro, Miranda dhe mesfushori i Napolit, Allan.

Është grumbulluar për herë të parë edhe talenti i Reali të Madridit, Vinicius Jr, ndërsa bën bujë lënia jashtë e madrilenit tjetër Marcelo. Janë grumbulluar edhe të tjerë emra të rëndësishëm si  Allison, Ederson, Thiago Silva, Marquinhos, Dani Alves, Arthur, Casemiro, Fabinho, Coutinho, Felipe Anderson, Richarlison Firmino e Gabriel Jesus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here