United hap thesarin: Mbi 200 milionë paund për tre yje!

Manchester Unitedi ka identifikuar objektivat e tyre për afatin kalimtar të transferimeve të verës, ku dy janë mbrojtës dhe një mesfushor.

Djajtë e Kuq do të vendosin për menaxherin e tyre të përhershëm në fund të këtij sezoni.

Edhe trajneri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer e ka parë veten mes pretendentëve për të drejtuar ekipin në sezonin e ri.

Pavarësisht pasigurisë, shefi i transferimeve të Unitedit, Ed Woodward ka qenë në punë duke hartuar listën e tij të prurjeve për të ndihmuar fitimit e ndonjë titulli në sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumit anglez TalkSport, mbrojtësi i Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka e kryeson listën, së bashku me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly .

Wan-Bissaka, 21 vjeç, është shfaqur si një nga talentet më të nxehtë në Evropë dhe është gjithashtu edhe në radarin e Arsenalit dhe Borussia Dortmundit.

Unitedi ka qenë admirues afatgjatë edhe i qendërmbrojtësit Koulibaly, i cili do t’iu kushtonte afër 100 milionë funteve.

Ndërkohë, Barcelona nuk po synon të rinovojë kontratën e finalistit të Kupës së Botës, Rakitic, i cili gjithashtu është duke u shikuar nga Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here