Milani nuk ka të ndalur, Leonardo tranfseron 4 lojtarë në San Siro

Leonardo kërkon të ndërtojë një Milan me lojtarë të rinj dhe të së ardhmes.

Për këtë arsye, drejtori sportiv i ekipit kuqezi ka piketuar 4 mesfushorë që aktualisht po shkëlqejnë me skuadrat e tyre.

Pas Piatek dhe Paqueta, 4 futbollistët e rinj që pritet të vijnë në Milanello sezonin e ardhshëm luajnë në 4 skuadra të ndryshme. Të katër janë mesfushorë, nga 18 deri në 23 vjeç dhe me perspektivë për  të ardhmen.

Sipas “Tuttosport”, të 4 këta emra janë në listë dhe do të kontaktohen nga Leonardo, por do të jetë e vështirë që të gjithë të veshin fanellën kuqezi. Gjithsesi, projekti i rinovimit të Milanit është në rrugën e duhur.

Ja 4 futbollistët e kërkuar nga Milani

1-Stefano Sensi, 23 vjeç dhe që luan në Serinë A me skuadrën e Sassuolo;

2-Julian Weigl, 23 vjeç që luan në Bundesliga me ekipin e Borussia Dortmund;

3-Sandro Tonali, 18 vjeç që luan në Serinë B me skuadrën e Brescia;

4-Aurelien Tchouameni, 19 vjeç që luan në Ligue 1 me ekipin e Bordeaux.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here