Real Madrid ia tregon Juventusit çmimin e Marcelos

MADRID, SPAIN - MAY 01: Marcelo of Real Madrid during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve mund të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar te kampionët e Serie A, skuadra e Juventusit.

Paraqitjet e pakta dhe ndryshimet e trajnerëve kanë bindur Marcelon për të ndarë rrugët me Real Madridin, duke kërkuar të transhohet te Juventusi, ku do të kishte mundësi të luante sërish me mikun e tij, Cristiano Ronaldon.

‘Don Balon’ shkruan se Florentino Perez i ka caktuar çmimin tashmë Marcelos, dhe nuk do të heqë dorë nga ai nëse Juventus nuk paguan 45 milionë euro për transferimin e tij.

Kësaj shume mund t’i shtohen edhe 12 milionë euro, në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve të Marcelos.

Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, ku ka regjistruar mbi 300 paraqitje, dhe shënuar 25 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here