Solari merr një lajm të mirë para El Clasicos

Real Madridi është trajnuar këtë të premte për herë të dytë dhe të fundit para “El Clasico” së radhës me Barcelonën, e cila do të luhet të shtunën, në orën 20:45.

Kjo përplasje e afërt me katalanasit vjen pak ditë pas humbjes 3-0 në “Santiago Bernabeu” dhe eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Ishte një seancë stërvitore me ritëm më të lartë se ajo e së enjtes. Në 15 minutat e hapura për mediat, grupi i të bardhëve është parë duke u stërvitur në dy grupe. Me interes pritej situata e Raphael Varane, që dëmtoi gjurin të mërkurën. Ndërkombëtari francez u pa duke u stërvitur me grupin, me gjurin e fashuar aty ku mori goditjen nga Luis Suarez.

Pra, qendërmbrojtësi pritet të luajë të shtunën në “Santiago Bernabeu”. Gjendja e tij e mirë është një lajm i madh për trajnerin Solari, i cili nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Nacho e pezulluar për shkak kartonësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here