Zëvendësuesi i Icardit, Interi ka një emër në listë

Marrdhëniet Ikardi-Inter shqetësojnë ambientin zikaltër. Ditën e djeshme sulmuesi thyeu heshtjen duke publikuar një letër që i ngjante një lamtumire të parakohshme. Nga ana tjetër Marota duket i lodhur me këto histori dhe po shikon për një zëvendësues të denjtë për argjentinasin.

Sipas asaj që raporton “La Stampa” hipoteza më e mundshme është Edin Dzeko nga Roma. Kontrata e tij skadon në 2020 dhe duket e vështirë që boshnjaku të rinovojë. Një thirrje nga Interi për të qenë lider në sulm, duket se do ta joshte gjigandin, që në Romë po kalon një formë të mbi mesataren, duke luftuar në Ligën e Kampionëve, por edhe me Milanin për vendin e katërt në kampionat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here