Bayerni mposht Monchengladbach me manita dhe barazohet me Dortmundin në renditje (VIDEO)

Bayern Munich ka mposhtur 5-1 Borussia Monchengladbach e vendit të katërt në Borussia-Park.

Bavarezët mbeten në vend të dytë të renditjes së Bundesliga-s, por me pikë të barabarta me Borussia Dortmund, që ka një golavarazh më të mirë.

Ishte Martinez ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2’ të ndeshjes teksa Thomas Muller, i rikthyer në formacion, ka dyfishuar rezultatin pak minuta më pas.

Vendasit rifuten në lojë me golin e Stindl, por golat e Robert Lewandowski-t (2) dhe Serge Gnabry pas pushimit kanë vulosur fitoren për të besuarit e Niko Kovac.

Me dy golat e shënuar ndaj Gladbach, Lewandowski është ngjitur në vend të tretë të golashënuesve më të mirë të historisë së Bundesliga-s.

Bayern vazhdon të ushtrojë presion ndaj kryesuesve dhe ka vërtetuar edhe njëherë se po kalon një moment pozitiv duke mposhtur një ekip që shumë herë e ka befasuar gjatë viteve të fundit.

Gladbach është konsideruar si “macja e zezë” e Bayern dhe shumë herë e ka mposhtur edhe në Allianz Arena, por sot kampionët në fuqi kanë fituar bindshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here