Formacionet zyrtare: Manchester United-Southampton

Manchester Unitedi dhe Southamptoni kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier, e cila zhvillohet në Old Trafford nga ora 16:00.

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer është në formë të lartë dhe pa humbje që 10 ndeshje në kampionat, kështu që synon fitoren e radhës.

Në anën tjetër, mysafirët do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë pasi do t’i shmangeshin fundit të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man UtdDe Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; McTominay, Perreira, Pogba; Alexis, Rashford, Lukaku.

SouthamptonGunn; Valery, Joshida, Vestergaard, Bednarek, Bertrand; Hojbjerg, Romeu; Ward-Prowse, Austin, Redmond. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here