Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Kroaci.
Futbollisti i Osijek dhe anëtari i përfaqësueses U21 të Kroacisë, Petar Bockaj ka bërë gafën më të madhe në jetën e tij gjatë mbrëmjes së djeshme.
Futbollisti në gjendje të dehur ka përplasur automjetin e tij në një dyqan të pompës së benzinës.
Punëtorët e pompës kanë qenë duke e ndërruar ndrrimin e tyre në punë dhe Bockaj është treguar i padurueshëm, pasiqë nuk ka mundur të blejë çokolatën në ato momente dhe ka vendosur që ta shkatërrojë dyqanin e pompës.
Klubi i Osijekut ka organizuar një mbledhje urgjente dhe është vendosur që Bockaj të përjashtohet nga klubi.