Reali në aksion për të gjetur zëvendësuesin e Marcelos

30 vjeçari, që është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, mund të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos, për t’u transferuar në Serie A te Juventusi.

Këtë bindje më shumë e forcon edhe situata e Marcelos pas ardhjes së Santiago Solarit në krye të Real Madridit, që jo pak herë e ka ulur në bankinë brazilianin.

Mediet në Spanjë raportojnë se Real Madrid ka filluar të mendojnë për zëvendësuesit e Marcelos.

Në listën e ‘Los Blancos’ janë disa lojtarë, përfshirë edhe Achraf Hakimin e Borussia Dortmundit.

Junior Firpo, Fran Garcia, Theo Hernandez dhe Marcos Alonso, janë lojtarët e tjerë që po vëzhgohen nga Kampionët e Evropës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here