Chelsea fiton në transfertën me Fulhamin

Chelsea ka arritur fitore si mysafir i Fulhamit në Ligën Premier me rezultat 1-2.

Blutë ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën e Maurizio Sarrit.

Mysafirët kishin disa raste në fillimin e ndeshjes, ndërsa goli erdhi në minutën e 20-të nga Gonzalo Higuain.

Pas shtatë minutave rezultatin e barazoi Calum Chambers, por nuk kaloi shumë dhe Chelsea riktheu epërsinë me anë të Jorginhos (31′).

Edhe pjesa e dytë filloi me dominimin e ekipit të Sarrit, fillimisht me Hazardin (48′), pastaj edhe me Willianin (50′).

Në vazhdim vendasit tentuan disa herë golin, por Kepa Arrizabalaga nuk lejoi që rrjeta e portës së tij të tundet.

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e gjashtë me 56 pikë, ndërsa Fulhami në pozitën e parafundit me 17 pikë.

Në xhiron e radhës ekipi i Sarrit luan kundër Wolverhampton Wanderers, ndërsa ai i Fulhamit ndaj Leicester Cityt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here